Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Të lutesh në Ramazan

May 25, 2018 Zani i Nalte Editoriale, Shkenca Islame 0


Ramazan

nga Haki SAHITAJ

“Të ekzistosh është lutja ime, si ekzistoj do të thotë si lutem.” – Charles de Foucauld

Ajo çfarë më shumë i jep njeriut shpresë që t’u bëj ballë vështirësive të jetës është shpresa se e nesërmja do jetë më e mirë se e sotmja, se muaji i ardhshëm do jetë më i mirë se i tanishmi, se viti që do vijë do kemi më shumë se këtë vit. Edhe besimtarët myslimanë janë të nxitur ta kërkojnë këtë ndryshim në kohën e tyre. Vetëm se e ndryshmja tek ne nuk nënkupton vetëm të ndryshme në aspektin material, por për më tepër ajo fokusohet tek një ndryshe në t’u bërit më njerëzor seç jemi, në të kujtuarit dhe kthyerit më afër asaj natyrës njerëzore shprehur me terma të Spinozës. Të një leximi më ndryshe të jetës dhe veprimtarisë tonë.

Në Islam ka ditë po edhe net të dalluara, ashtu siç ka dhe muaj. Në këtë mes muaji Ramazan dallohet nga të gjitha këto. Për mua, muajin Ramazan do ta quaja ndryshe edhe si muajin e këshillave. Më këdo që takohesh përpiqesh të ndash diçka rreth agjërimit. Po ashtu, mjafton të shohim se si shumë programe fetare janë të mbushura më këshilla, se si e si të përfitohet nga ky muaj. Pa përjashtuar as ligjërimet e përditshme, apo edhe ligjërimet e përjavshme, që kanë këtë karakter gjatë kësaj kohe. Ajo çfarë dëgjon më shumë në mesin e këtyre këshillave është se duhet të shtojmë lutjet më shumë, që koha e lutjeve të jetë më e shpeshtë dhe më e gjatë. Edhe pse rrallë herë dëgjon të flitet për thelbin e lutjes dhe nevojën që njeriu i sotëm ka për të, përsëri mendoj se është shumë e drejtë që në këtë muaj të lutemi më tepër. Por çfarë e bën ndryshe lutjen në muajin Ramazan, pse është kaq e rëndësishme në këtë periudhë? Çfarë synohet më të? Çfarë shpreh ajo në qëllimin dhe praktikën tonë të përditshme? Janë një varg pyetjesh, që më kanë shtyrë të mendoj mbi theksimin e tepërt të kësaj praktike.

Duke reflektuar mbi atë se si sot shumë filozofë, psikologë, antropologë, teologë e mistikë përshkruajnë gjendjen e njeriut bashkëkohor, më ka bërë të njoh nevojën reale, që ka lutja në jetën time, por dhe kam mësuar se sa urgjente është për çdokënd. Ndryshimet shoqërore, që po ndodhin në epokën moderne e kanë  ndryshuar po aq edhe individin, saqë atij duket se i kanë shterur të gjitha forcat për ta parandaluar rrugën qorre në të cilën jemi nisur. Si asnjëherë më parë njeriu i sotëm përshkruhet si qenia, që më pak është kurioz për jetën e tij, si asnjëherë më parë ky njeri s’mendon thellë për jetën dhe humnerën, të cilën jemi nisur. Sot kur takohem me njerëz mund të më tregojnë për një aplikacion të ri në celular, për një pajisje të re, për një rekord në një lojë, për ndonjë aventurë, por rrallë mund të ndaj me njerëzit reflektime te reja, përvoja shpirtërore, zhvillime, apo transformime në jetën e tyre. E megjithatë ata janë thellë të dëshpëruar për të gjitha këto. Përveç këtyre nuk kanë se si, apo me çka ta thyejnë këtë monotoni dhe boshllëk brenda vetes. Psikoanalisti dhe filozofi Erik From do të shkruante se praktikat fetare mbetën shpresa e vetme për një ndryshim real i shoqërive perëndimore. Vetëm impulset fetare do të bënin burrat dhe gratë të bënin transformime rrënjësore sociale dhe rrjedhimisht shoqëria e re mund të formësohet vetëm në rast se te zemra e njeriut do të ndodhin ndryshime të thella…[1] Edhe intelektuali mysliman S. H. Nasr kur përshkruan gjendjen e njeriut modern thotë se ndër shkaqet bazë të krizës së njeriut mbetët divorci i soditjes dhe veprimit.[2] Këtu ai me soditje shpreh të njohurit e drejtë të të qenurit. Sepse vetëm raporti i drejtë me veten do na garantonte të drejtën edhe si veprim. Por si humbi kjo? Kjo humbet kur njeriu humbet raportin e drejtë më burimin e tërë ekzistencës. Por që të fitosh sa më drejtë këtë raport njeriut i duhet të lutet, sepse lutja shpreh njohjen më të drejtë, më të kulluar. Si pret njeriu të ndryshojë nëse ai nuk ndryshon brendësinë e tij? Si mund të kemi një jetë me veprime të sigurta dhe të mirëqena në aspektin social nëse nuk kemi fituar dhe mësuar mbi ligjësitë dhe urtësitë me të thella të gjërave që na rrethojnë? Sa drejtë mund ta kuptoj njeriu natyrën jashtë tij nëse ai paraprakisht nuk ka fituar njohuri të drejtë mbi natyrën e tij si qenie njerëzore. Ky është Ramazani, muaj në të cilin njeriut i jepet një rast të përjetoj një emocion më shumë me vetën, kundrejt kohës tjetër kur ai është i dehur me emocionet e konsumit, teknikës, teknologjisë, modës etj. Vetëdija më e gjallë që ka besimtari në këtë muaj për Allahun e bëjnë atë të reflektojë mbi një realitet më të thellë për botën përreth, për kërkesat e tij, për nevojat, për raportin që ka ngritur me të tjerët dhe pritshmëritë që ka nga ata. Madje kjo kohë, që shquhet edhe si muaji i ibadetit (adhurimit), shtimit të dhikrit (përmendjes së Zotit), duke e pasur më të gjallë vetëdijen për Allahun, bëhemi të shohim edhe njëherë raportin tonë më ritualet fetare. Do të jem më i rregullt me namazet, do të shkoj më shumë në xhami, do të jem më i përqendruar, do të lexoj më shumë, do ta shfrytëzoj kohën më shumë për punë të dobishme, do të mësoj më shumë për gjendjen e njerëzve, do të ndihmoj më shumë komunitetin tim; janë dëshmi të asaj që psikoanalistë, si Fromi dhe shumë të tjerë sot kërkojnë ta transformojnë shoqërinë e tyre evropiane, që ka braktisur ritet fetare dhe ka margjinalizuar të vërtetat e saj. Pra, agjërimi, që ka shumë urtësi dhe që mbetet shtyllë e besimit Islam, është një domosdoshmëri për ta ruajtur forcën dhe energjinë transformuese të besimtarit, pavarësisht se në ç’dinamikë sociale, ekonomike, politike po jetojmë. Sigurisht, nëse arrijmë ta kapim qëllimin e Ramazanit, si urdhër të Zotit dhe të mendojmë thellë për nevojën që kemi sot. I gjithë ky ndryshim që pastron brendësinë e njeriut, që na bën të sodisim më thellë njëherësh, e bën besimtarin element të gjallë të vetes së tij dhe komunitetit përreth. Veprimtaria e tij tani koordinohet vetëm në atë që ai duhet të bëj për hir të asaj që Zoti na ka bërë dhe për hir të asaj që Zoti pret ne të bëjmë për të tjerët. Jo rastësisht gjatë agjërimit edhe të folurit, dëgjimi, shikimi, sjellja dhe puna jonë kalojnë nën filtrin e vetëdijes se unë po agjëroj për hir të Zotit. Pa harruar që agjërimi është periudhë edukimi – siç e quante Said Nursiu – që ai të mbetej agjërueshëm edhe pas Ramazanit.[3] Agjërueshëm në kuptimin e saj çfarë realisht nuk i takon natyrës tonë si njerëz. Kështu unë mendoj se njeriu me vetëdijen më të gjallë për Krijuesin e tij, që ka gjatë Ramazanit, me reflektimet me reale dhe njohuritë më të thella që fiton, e bëjnë atë të ketë një raport krejt të ri në momentin e lutjes. Sepse tani ai lutet për atë që është esenciale në jetën e tij. Ai lutet për forcën, që Zoti t’i japë për ta ruajtur thelbin, natyrën e tij sa më të lartë hyjnore, lutet që të qëndrojë besnik realitet kundrejt iluzioneve, që i kanë zënë frymën jetëve tona. Ai i lutet Zotit, që të fitojë një dimension të njohjes përtej fakteve. Ja përse lutjet e pejgamberëve, urtarëve e evlijave të shumtë sot kanë ndikim të madh kur i lexojmë. Madje ato janë një nevojë e domosdoshme e ditëve tona, pikërisht për faktin se ato na kanë përafruar drejt atij realiteti absolut për të cilin mbetemi kaq shumë të etur, e pak të njohur. Sa kuptimplota janë fjalët e Allahut në librin e Tij:

“Thuaj: Zoti im nuk do ju përfillte, sikur të mis ishte lutja jua…” (25:77)

Për mua lutja mbetet një altar, ku njeriu dorëzon veten pasi të ketë njohur dobësitë dhe nevojat e veta. Duke e njohur atë çfarë Ai e ka bërë, në zemrën e tij lind një “imazh” i gjallë, me anë të cilit zemra e tij fillon të transformohet. Vetëm atëherë njeriu fiton guximin e të marr ngjyrën, që përtej shkaqeve, të shkruaj për një rend të ri.

“Zoti im, dhe në bëfsha pabesi duke ndenjur larg Teje, gjendja ime thërret me të madhe se nuk mund të rri pa Ty! E kërkoj favorin Tënd jo për të shpëtuar prej pabesisë sime, por se kam aq shumë nevojë për Ty!..”[4]

Tiranë, 25 maj 2018

[1] Fromm, Erich, “Të kesh apo të jesh”, Fan Noli, Tiranë, 2008.

[2] Nasr, Seyyed Hossein, Islami dhe derti i njeriut modern, Logos-A, Shkup, 2017.

[3] Nursi, Bediuzzam Said, Agjërimi i Ramazanit, Ekonomia dhe Falenderimi, Projesanat, 2013.

[4] Gylen, M. Fethullah, Kriteret ose dritat e rrugës, Prizmi, Tiranë, 2003.


  • tweet
Abstraktet e nr. 23 (176), prill, maj, qershor 2018 Historia e pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam Maturidiut
    Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam...

    May 21, 2025 0

  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al