Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

…vizitoni të sëmurët,…

Nov 04, 2013 Zani i Nalte Mjekësi, Sociologji 0


hospital_1432775c

…vizitoni të sëmurët,…

 

Ilir Akshija, M.D., M.Sc.

Spitali Universitar “Nënë Tereza”,

Departamenti i Statistikave, iakshija@yahoo.com,

 ABSTRAKT

I sëmuri, cilido nga ne, mbetet i vendosur midis frikës si do të përfundojë sëmundja dhe shpresës për përmirësim dhe shërim. Në një situatë të tillë të vështirë pagesa për të përfituar shërbimin më të mirë shëndetësor mbetet një nga shtyllat, që kontribuojnë në rezultatin përfundimtar të situatës. Detyrimet dhe të drejtat në raport me sistemin shëndetësor janë tashmë të konsoliduara dhe pavarësisht që ndryshojnë vazhdimisht, ndryshimi bëhet mbi një bazë të mëparshme. Financimet e shëndetit në rang sistemi janë një koncept i ri, ndërkohë që besimet fetare, e në rastin konkret islami, kanë pozicionin e tyre për këto çështje madhore. Detyrë e jona mbetet analizimi, nxjerrja e konkluzioneve dhe zbatimi i drejtë i asaj çfarë Kur’ani dhe Sunneti tashmë na kanë ofruar si zgjidhje. Në kohë të ndryshme jetojnë njerëz të ndryshëm dhe së bashku me to edhe këndvështrime të ndryshme dhe pikërisht në këtë kuadër shprehja profetike mbi “vizitën e të sëmurit” duhet shikuar përveç këndvështrimit tradicional edhe sipas këndvështrimit të situatës bashkëkohore. Artikulli merr përsipër të vendosë të sëmurin mysliman dhe shoqërinë e myslimanëve në kontekstin e situatës kontraktuale që kanë me shtetin në lidhje me shëndetin dhe mundësitë e ofruara nga përkatësia e tyre në fenë Islame.

Fjalkyçe. Sëmundja, i sëmurë, zekat, sadaka, shëndet, financim.

Një ndër rekomandimet e Profetit (a.s.), është vizita e të sëmurëve. Tema e sëmundjes dhe e përfundimeve të saja, si shërimi, vdekja dhe invaliditeti takohen si në Kur’an edhe në Sunnet. Madje në Kur’an janë përcaktuar edhe gjashtë ajetet e shërimit. Sëmundja e ka shoqëruar gjithmonë njeriun e kësaj bote duke qenë një nga sfidat dhe sprovat më të vështira. Përkundër kësaj në Islam nuk mungon asnjëherë shpresa dhe ofrimi i zgjidhjes me përjashtim të sëmundjes që shkakton largimin përfundimtar nga kjo botë. Në vuajtjen e tij i sëmuri nuk është vetëm, edhe nëse nuk ka asnjë person tjetër duket se Allahu (xh.sh.) nuk e braktis, sidomos të durueshmit duke i quajtur edhe besimtarë të vërtetë, “… e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.”[1] 

            Duke qenë një problem jo vetëm i Islamit dhe myslimanëve, por i të gjithë njerëzimit, sëmundja dhe marrëdhënia e njeriut dhe e shoqërisë me të ka një numër shumë të madh përqasjesh, që fillon që nga diagnostikimi e trajtimi, duke përfshirë një komponent jo të parëndësishëm siç është financimi. Kushdo që ka pasur një njeri të sëmurë në familje ose ka qenë vetë i sëmurë, e kupton që problemi është shumëdimensional, ku përveç kërkimit me ankth të zgjidhjes më të mirë të mundshme shtohet edhe kërkimi i afërsisë me Allahun (xh.sh.), jo për të kritikuar njerëzit, por si pjesë e natyrës së tyre. Gjithë ky spektër aktivitetesh takohen masivisht në përditshmërinë e jetës së myslimanëve dhe madje inkurajohen drejtpërdrejt nga Profeti (a.s.), si kërkimi i ndihmës drejtuar Allahut (xh.sh.), edhe kërkimi i zgjidhjes ‘teknike’ të problemit. Në mjaft raste, për të mos thënë në të gjitha rastet, pjesë e zgjidhjes është edhe pagesa për gjetjen e zgjidhjes më të mirë, ose financimi i shërbimit mjekësor. Zgjidhja më e mirë vendoset ndërmjet tjerash edhe nga sasia e parave në dispozicion për të marrë shërbimin më të mirë. Para që janë të kufizuara dhe pavarësisht çfarë sistemi kemi zgjedhur apo na kanë zgjedhur për të jetuar, janë të kufizuara dhe pse jo edhe të keqmenaxhuara. Pikërisht me komponentin e financimit të shërbimeve shëndetësore nuk kam gjetur diskutime në literaturën Islame në shqip, por ndoshta edhe më gjerë. Të gjithë vendet, përfshirë ato me maxhorancë myslimane kanë sisteme që financojnë shëndetësinë, por mendoj që përfitimi nga zgjidhjet e ofruara nga Kur’ani dhe Sunneti në shoqërinë e sotme janë të kufizuara.

            Ajeti i cituar më sipër bën thirrje për durim gjatë sëmundjes dhe e përfshin sëmundjen së bashku me skamjen dhe luftën. Janë bashkuar në një ajet tre situata shumë të vështira për njeriun dhe sigurisht janë tre sprovat më të rënda në jetë. Dy nga situatat, skamja dhe lufta, janë diskutuar gjerësisht në komponentin e financimit të tyre, ndërsa sëmundja nuk ka diskutim të drejtpërdrejtë për financimin e kësaj situate. Pagesat për shërbimet shëndetësore kanë qenë të gjithmonshme, por modelet e financimit në rang sistemi janë moderne. Atëherë t’i rikthehemi bazës së kërkimit tonë dhe të shikojmë se çfarë rekomandohet për të sëmurin dhe sëmundjen.

            Kemi kërkuar në versionin shqip të Kur’anit online[2] dhe kemi gjetur rezultatet si më poshtë, me fjalëkyçet respektive;

  • sëmurë – gjithsej u gjetën 12 ajete (2:184, 2:185, 2:196, 4:43, 4:102, 5:6, 9:91, 23:25, 24:50, 37:89, 37:145, 73:20),
  • sëmundje – gjithsej u gjetën 7 ajete (2:10, 2:177, 5:52, 8:49, 9:125, 33:12, 33:32),
  • zekat – gjithsej u gjetën 31 ajete,
  • sadaka – gjithsej u gjetën 7 ajete,
  • japin – gjithsej u gjetën 48 ajete.

Gjatë kërkimit mund të ketë diferenca në rezultate sipas përkthyesve, Hasan Nahi dhe Sherif Ahmeti. Gjithsesi kërkimi më i mirë i mundshëm do të ishte në gjuhën arabe në origjinal. Fjala sëmundje përdoret edhe për sëmundjet e si mangësi në besim edhe si sëmundje fizike.

Ajetet që e përmendin sëmundjen trajtojnë çështje si lehtësimi për njerëzit e sëmurë nga detyrime të rëndësishme si lufta dhe agjërimi, gjendje të personave ose kategorive të caktuara dhe rekomandime për shërim. Tek rekomandimet e shërimit futen dhe gjashtë ajetet e konsideruara si  Ajetet e Shërimit dhe jo vetëm këto shërbejnë për këtë qëllim. Nuk takohen ajete specifike në lidhje me mënyrën e përfitimit të shërbimeve shëndetësore.

Çfarë përmasash ka financimi i sistemit shëndetësor sot në botë?

Tema është shumë e gjerë dhe po kufizohemi shkurtimisht në disa të dhëna për të treguar peshën e financimit të shëndetit në botë, në kohën e sotme. Shpenzimet për shëndetin në Shqipëri gjatë viteve në vazhdim janë dhënë në tabelën e mëposhtme.

Tab. 1 Financimi i shpenzimeve për shëndet, Shqipëria, 2007 – 2009.[3]

2007

2008

2009

   

në 1000 LEK

 
Financim publik

25.441.700

29.112.314

32.414.293
Financim privat

25.940.352

28.923.492

30.647.333

Ndihma të huaja

622.926

1.582.959

 2.104.734

Totali i shpenzimeve

52.004.977

59.618.766

65.166.360
   

si % e GDP

 
Financim publik

 2,63

 2,68

 2,81

Financim privat

 2,68

 2,66

 2,66

Ndihma të huaja

 0,06

 0,15

 0,18

Totali i shpenzimeve

 5,38

 5,48

 5,65

Tab 2 Shpenzimet për shëndet në disa prej vendeve të OECD [Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim], 2009.[4]

                                                 Shpenzimet totale për shëndet

Popullata (milionë)

GDP për frymëa

Për frymëb

 % GDP

Kanada

33.4

$38,230

$4,363

11.40%

Gjermani

81.9

$36,328

$4,218

11.60%

Japoni

127.5

$32,431

$2,878a

8.5%a

Svicër

7.7

$45,150

$5,144

11.40%

Mbretëria e Bashkuar

60.9

$35,656

$3,487

9.80%

SHBA

306.7

$45,797

$7,960

17.40%

OECD Mediana

10.7

$33,434

$3,182

9.50%

a 2008.
b Axhustuar për diferencat në koston e jetesës.

SHBA ende shpenzon më shumë se çdo vend tjetër, duke i dedikuar më shumë se 17 % të produktit të brendshëm bruto (GDP) për kujdesin shëndetësor në krahasim me 12 % ose më pak në të gjitha vendet e tjera.[5]

Harta e mëposhtme tregon shpërndarjen e shpenzimeve për shëndetin si përqindje e buxheteve të shteteve në të gjithë botën. Shikohet që ka ndryshime të mëdha në financimin e shëndetit në rajone të ndryshme. Megjithatë kjo nuk është qëllimi i diskutimit tonë. Me këto të dhëna kemi për qëllim të japim një paraqitje të përmasave të mëdha që merr komponenti i financimit të shëndetit në botë. Po t’i hedhim një sy shifrës që merr nga buxheti i shpenzimeve për shëndet në SHBA është e lehtë për të kuptuar që bëhet fjalë për treg të shëndetit dhe gjithashtu kjo sasi parash është edhe një komponent i rëndësishëm politik dhe shoqëror.[6]

Fig. 1 Shpenzimet e përgjithshme për shëndetin si përqindje e GDP, 2011*[7]

*Bazuar në të dhëna të përditësuara në Mars 2013

 

Cilat janë burimet e financimit?

 

Mënyrat e financimit ndryshojnë shumë nga vendi në vend dhe vlera e tyre gjithashtu. Megjithatë jemi munduar të japim në mënyrë të përmbledhur këtë informacion. Transparenca në mbledhjen dhe shfrytëzimin e fondit si një pasuri publike është e rëndësishme dhe prandaj nevojitet edhe njohja e krijimit të tij. Procesi i mbledhjes së fondeve përmban tre elementë: burimet e financimit, mekanizmat kontribuues për mbledhjen e fondit dhe organizatat përgjegjëse për mbledhjen e fondit (shiko Tab. 2.1). Individët dhe ndërmarrjet e biznesit janë burimi kryesor i mbledhjes së fondeve për kujdes shëndetësor, megjithëse disa fonde mund të kanalizohen nëpërmjet organizatave joqeveritare dhe agjencive multilaterale.[8]

Procesi tjetër pas sigurimit të fondeve dhe mbledhjes së tyre është blerja e shërbimeve për shëndetin. Nuk është më pak e rëndësishme dhe në fund tregon se si janë përdorur paratë e mbledhura.

Tab. 3 Procesi i mbledhjes së fondeve: burimet e financimit, mekanizmat kontribuues dhe organizatat që bëjnë mbledhjen.[9]

Burimet e financimit

Mekanizmi i kontributeve

Organizatat që mbledhin fondet

Individë, familje dhe të punësuar Publike Qeverisja qendrore, rajonale ose lokale
Firmat, korporatat dhe punëdhënësit Taksim direkt dhe indirekt Organe të pavarura publikë

ose agjensitë e sigurimeve shoqërore(në bashkëpunim, për të gjitha benefitet, ose vetëm për benefitet shëndetësore)

Sigurimi i detyrueshëm

kontributet (taksa të vendosura me qëllim specifik)

OJQ dhe organizata bamirëse vendore dhe të huaja
Private Fondet publike të sigurimeve ose fondet private të sigurimeve fitimprurëse ose jo-fitimprurëse
Sigurimet private primet e sigurimit
Qeveritë e huaja dhe agjensitë multilaterale Llogari kursimesh për shëndetin
Pagesat nga xhepi (pagesa direkte ose ndarje kostoje/ pagesa që i ngarkohen përdoruesit)

Një mendim rreth përqasjes sipas Islamit të financimit të shëndetit

Islami dhe myslimanët gjithsesi kanë një këndvështrim specifik të botës. Para se të kalojmë në diskutimin se cilat mund të jenë disa veçanti të financimit të shëndetit në Islam, le të ndalemi vetëm një moment për të gjetur veçantinë e Islamit në raport me modelin sekularist të trajtimit të këtij problemi, model të cilin e aplikojmë çdo ditë. Ka parime të pandryshueshme islame që përcaktojnë formën e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, por nuk ka asnjë strukturë islame ekonomike, shoqërore ose politike, e cili nuk mund të ndryshohet… Asgjë që mund të bëjë botën një vend më të mirë nuk mund të refuzohet si joislame… Në mënyrë që të jetë islame, një zgjidhje duhet të përmbushë dy kushte: duhet të jetë maksimalisht efiçente dhe maksimalisht humane….[10]

Islami nga ana tjetër e shikon botën si një sistem harmonik pjesëzash të nënshtruara ndaj Allahut (xh.sh.), njeriu jeton në harmoni me natyrën duke ndryshuar së bashku me të. Namazi i jacisë nuk falet gjithmonë në të njëjtën kohë, koha e tij ndryshon sipas stinëve, dikur më herët e dikur më vonë dhe njeriu i përshtatet kësaj natyre duke e mësuar këtë nëpërmjet udhëzimit hyjnor. Në të njëjtën mënyrë sillet edhe natyra me njeriun. Ndërkohë që një ditë pune me orar të fiksuar është shumë e ndryshme nga kjo lloj harmonie. Mund të mos e kuptojmë, por ky lloj orari është e qartë, që ka një logjikë të ndryshme dhe mjaft më arbitrare nga koha e ndryshueshme e faljes së namazit. Duket sikur është harruar parimi i harmonisë me natyrën. Një krahasim të ngjashëm do të bëja edhe me sjelljen e sistemeve shëndetësore, dhe të gjithë shoqërisë, ndaj njeriut të sëmurë. Mundohemi me të gjitha mënyrat për t’i futur njerëzit nëpër kategori sëmundjesh dhe sigurisht edhe pagesat respektive dhe harrojmë që çdo person ka karakteristika të përbashkëta por ka edhe shumë specifike nga të tjerët. Pikërisht këto karakteristika specifike, mendoj, janë pjesë e harmonisë që kërkohet për të trajtuar një të sëmurë dhe konkretisht në rastin që po diskutojmë, të financojë një kërkesë shëndetësore.

Hadithet rreth vizitës së të sëmurit 

 

Në kërkimin e haditheve që lidhen me temën e sëmundjes kemi gjetur me dhjetëra.[11]

Po ndalemi vetëm në këto dy hadithe sepse në njërin prej tyre rekomandohet vizita e të sëmurit nga ana e Profetit (s.a.u.s.) dhe në tjetrin vetë Allahu (xh.sh.) e kërkon këtë vizitë dhe e përmend së bashku me detyrimin e ushqyerjes së të uriturit dhe dhënies ujë të eturit.

Ebu Hurejra (r.a.) tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Thotë: “Myslimani ndaj myslimanit ka këto pesë obligime: pranimin e selamit, vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen e ftesës si dhe kërkimin e shëndetit për ata që teshtijnë.” (Muttefekun alejhi)[12]

Ebu Hurejra (r.a.) tregon se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: “O njeri, isha i sëmurë dhe nuk më vizitove!” Njeriu atëherë do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të vizitoj Ty, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur se robi im ishte i sëmurë dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se, sikur ta kishe vizituar, me siguri do të më kishe gjetur Mua tek ai? O njeri, kam kërkuar prej teje ushqim, por nuk më ke dhënë?” Njeriu do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhënë? A nuk e ke ditur se, sikur t’i kishe dhënë ushqim, do të më kishe gjetur Mua tek ai? O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të pi!” Njeriu do të thotë: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “Ka kërkuar robi Im ujë prej teje e ti nuk i ke dhënë. Sikur t’i kishe dhënë ujë atij, do të më kishe gjetur Mua tek ai!” (Transmeton Muslimi)[13]

 

Çfarë shohim kur vizitojmë të sëmurin?

Meqenëse i sëmuri që po shkojmë të vizitojmë është një përgjithësim i personave të sëmurë do të mundohemi të përmbledhim në mënyrë joshteruese se çfarë mbetet në mendjen tonë kur jemi kthyer nga kjo vizitë.

Së pari kur mbërrijmë shikojmë shtëpinë, spitalin ose vendin e punës së personit në fjalë. Këto mund t’i kemi parë edhe herë tjetër ose jo, ngaqë i sëmuri mund të jetë një familjar që e vizitojmë rregullisht, por edhe një mik ose koleg që e takojmë zakonisht në ambiente jo familjare ose është një familjar por që është i shtruar në spital, etj. Tashmë jemi të informuar për rrethin familjar dhe kushtet e banimit brenda shtëpisë. I sëmuri mund të jetë në gjendje të përmirësuar apo të rëndë, mund të jetë me sëmundje ngjitëse ose me sëmundje tumorale, ose me çfarëdo sëmundje tjetër. Gjendja e tij psikologjike nuk është ajo që njohim ne në takimet e zakonshme me personin e sëmurë, përveç vuajtjes fizike shfaqet edhe ankthi dhe depresioni. Po të vazhdojmë listën e mendimeve pasi jemi kthyer nga i sëmuri mendoj se do të duheshin shumë faqe dhe gjithsecili e përjeton në mënyrë individuale. Sëmundja mund të jetë akute apo kronike, para ose pas operacionit, ka frikë dhe shpresë dhe lista vazhdon.

Duaja jonë për të sëmurin dhe falënderimi i Allahut (xh.sh.) janë vetëm njëra pjesë e të vërtetës që u bëmë prezent. Pjesa tjetër është realiteti të cilin e mësuam vetëm falë vizitës dhe një ndër komponentët më të rëndësishëm të këtij realiteti është rëndesa e sëmundjes, opsionet për shërim ose të paktën përmirësimi, dhe çmimi i tyre.

Shërbim shëndetësor i financuar nga shteti dhe detyrimet që rrjedhin nga vizita tek i sëmuri

Hadithet e përmendur më sipër nuk merren me diskutimin e financimit të shëndetit, por sëmundjen e shohim të rreshtuar me nevojat bazë të domosdoshme fiziologjike të njeriut që janë të ngrënët dhe të pirët. Nëse ndërpriten edhe jeta tokësore përfundon, dhe që të dyja nuk janë nevoja shpirtërore. Shëndeti rreshtohet me këto nevoja fiziologjike dhe kërkon të njëjtat zgjidhje si këto dy nevoja. Nga ana psikologjike mund të mendohet që vizita ia largon mendjen përkohësisht nga sëmundja dhe e afron nga shpresa, por nuk mjafton.

Le të kthehemi në fillimin e diskutimit tonë ku morëm në konsideratë ajetin e Kur’anit që e përmend sëmundjen së bashku me luftën dhe skamjen. Duhet t’i ndihmojmë këtij njeriu që po lufton me sëmundjen e sidomos kur është skamnor. Dikush mund të jetë i gatshëm të ndihmojë, dikush do të dijë si të ndihmoje dhe dikush mund të pyesë pse duhet të ndihmojë përderisa shteti garanton shërbimin shëndetësor me apo pa pagesë.

Jo pa qëllim diskutimi është fokusuar në vizitën e të sëmurit. Disa konkluzione që mund të ishin krejt të ndryshme nëse e bëjmë ose jo këtë vizitë po i radhis më poshtë dhe në vazhdim kanë nevojë të shtohen, madje edhe të riorganizohen.

  • Vizita mund të na tregojë se i sëmuri dhe familja e tij mund të jenë kategori zekati, që në mjaft raste ne nuk e dimë këtë fakt të rëndësishëm sepse duke qenë besimtar personi në fjalë nuk ankohet por duron.
  • Ka mundësi që edhe nëse nuk përfiton zekat gjithmonë mbetet e hapur porta e sadakasë.
  • Shikohet konkretisht lloji dhe rëndesa e sëmundjes, duke na mundësuar edhe përafrimin më të mirë me koston e mjekimit.
  • Kuptohet në rastin e sëmundjeve ngjitëse se mjekimi i kësaj sëmundje nuk është vetëm në të mirën e pacientit, por edhe të komunitetit dhe rrjedhimisht edhe të familjes dhe vetë vizituesit.
  • Njihemi konkretisht me shpenzimet që ky person përfiton nga shteti për mjekimin e sëmundjes së tij dhe njëkohësisht kthehemi në konsumator dhe taksapagues më të ndërgjegjshëm, koncept ky ndër më modernët në menaxhimin shëndetësor.

Listën mund ta shtojë dhe riorganizojë më mirë secili prej nesh sipas eksperiencave personale dhe njohurive në këtë fushë.

Asgjë të re për të rekomanduar

Kështu që lexoni Kuran aq sa mundeni! Ai e dini se disa prej jush do të jenë të sëmurë, disa do të udhëtojnë nëpër botë, duke kërkuar mirësitë e Tij (për jetesë) dhe disa të tjerë do të jenë duke luftuar në rrugën e Tij, prandaj lexoni sa keni mundësi nga Kur’ani![14]

Si gjithmonë Kur’ani mbetet i mahnitshëm. Brenda një fjalie të vetme përfshihen të gjithë myslimanët, disa kërkojnë të mirat, disa luftojnë në rrugën e Allahut (xh.sh.) dhe disa janë të sëmurë. Çdo shoqëri myslimane do të dëshironte të kishte sa më shumë pjesëtarë të saj në dy kategoritë e para dhe sa më pak në shtrat. Problemi i shëndetit dhe financimit të shëndetit shihet që nuk është një problem vetëm personal, apo vetëm i familjes së të sëmurit, apo vetëm i atij që e viziton të sëmurin, apo vetëm i të gjithë shoqërisë, por është të gjitha këto së bashku të shikuara me syrin e besimit që kemi pranuar. Vizita e të sëmurit hap portat e njohjes së problemit, tregon madhësinë e tij dhe vendos para detyrimit ose zgjedhjes për të ofruar zgjidhjen më të mirë.

 

…edhe nëse artikulli nuk ka impakt, së paku të vizitojmë një të sëmurë.

 

 

 

Referenca

 

[1]           Kur’ani, Bekare, 177.

[2]           http://www.kuranifisnik.net/KuraniFisnik/Ballina; 22 Korrik 2013.

[3]           Development and Institutionalization of National Health Accounts (NHA), Albania; Tirana, Augsburg, July 27, 2010; REPUBLIC OF ALBANIA, MINISTRY OF HEALTH.

[4]           Burimi: OECD Health Data 2011 (Nov. 2011).

[5]           David A. Squires; Explaining High Health Care Spending in the United States: An International Comparison; Issues in International Health Policy; May 2012.

[6]           http://gamapserver.who.int/mapLibrary/Files/Maps/TotPercentGDP_2011.png,

http://gamapserver.who.int/mapLibrary/app/searchResults.aspx; 22 Korrik 2013.

[7]           Data Source: Global Health Observatory, WHO Map Production. Public Health Information and Geographic Informatin Systems (GIS) World Health Organization ©WHO 2012.

[8]           Financing health care in the European Union; Challenges and policy responses; Sarah Thomson, Thomas Foubister, Elias Mossialos; © World Health Organization 2009, on behalf of the European Observatory on Health Systems and Policies; ISBN 978 92 890 4165 2.

[9]           Kutzin 2001; Mossialos & Dixon 2002.

[10]         The Islamic Declaration (Islamska deklaracija) Alija Izetbegović. Published in 1969–70, and republished in 1990 in Sarajevo.

[11]         The Book of Visiting the Sick; http://sunnah.com/riyadussaliheen/7; This is book 7 of Riyad as-Salihin, containing 61 hadith; 22 Korrik 2013.

[12]         Riad Us Salehiin; Hadithe nga Muhammedi A.S.; Imam En-Nevevij; Biblioteka Islamike “Co Kavaja Albania”; 1994; Hadithi 893.

[13]         Riad Us Salehiin; Hadithe nga Muhammedi A.S.; Imam En-Nevevij; Biblioteka Islamike “Co Kavaja Albania”; 1994; Hadithi 894.

[14]         Kur’ani, Muzemil, 20.

 



[1] Kur’ani, Bekare, 177.

[2] http://www.kuranifisnik.net/KuraniFisnik/Ballina; 22 korrik 2013.

[3] Development and Institutionalization of National Health Accounts (NHA), Albania; Tirana, Augsburg, July 27, 2010; REPUBLIC OF ALBANIA, MINISTRY OF HEALTH.

[4] Burimi: OECD Health Data 2011 (Nov. 2011).

[5] David A. Squires; Explaining High Health Care Spending in the United States: An International Comparison; Issues in International Health Policy; May 2012.

[6] http://gamapserver.who.int/mapLibrary/Files/Maps/TotPercentGDP_2011.png,

http://gamapserver.who.int/mapLibrary/app/searchResults.aspx; 22 Korrik 2013.

[7] Data Source: Global Health Observatory, WHO Map Production. Public Health Information and Geographic Informatin Systems (GIS) World Health Organization ©WHO 2012.

[8] Financing health care in the European Union; Challenges and policy responses; Sarah Thomson, Thomas Foubister, Elias Mossialos; © World Health Organization 2009, on behalf of the European Observatory on Health Systems and Policies; ISBN 978 92 890 4165 2.

[9] Kutzin 2001; Mossialos & Dixon 2002.

[10] The Islamic Declaration (Islamska deklaracija) Alija Izetbegović. Published in 1969–70, and republished in 1990 in Sarajevo.

[11] The Book of Visiting the Sick; http://sunnah.com/riyadussaliheen/7; This is book 7 of Riyad as-Salihin, containing 61 hadith; 22 Korrik 2013.

[12] Riad Us Salehiin; Hadithe nga Muhammedi A.S.; Imam En-Nevevij; Biblioteka Islamike “Co Kavaja Albania”; 1994; Hadithi 893.

[13] Riad Us Salehiin; Hadithe nga Muhammedi A.S.; Imam En-Nevevij; Biblioteka Islamike “Co Kavaja Albania”; 1994; Hadithi 894.

[14] Kur’ani, Muzemil, 20.


  • tweet
Abstraktet e nr. 5 (158),tetor, nëntor, dhjetor 2013 90 vjet revista “Zani i Naltë”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale...

    May 21, 2025 0

  • Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore
    Ndikimi i gjuhës së fesë në...

    Jul 02, 2024 0

  • Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ
    Trajtimi i çështjeve të familjes në...

    Jul 02, 2024 0

  • Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore
    Sfidat me të cilat përballen familjet...

    Nov 30, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al