Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

H. Ismail B. Rexhepi

Nov 20, 2017 Zani i Nalte Personalitete 0


HAXHI ISMAIL B. REXHEPI

nga Akademik Feti Mehdiu

HAXHI ISMAIL B. REXHEPI (3.11. 1947 – 13. 11. 2016)

Ismail B. Rexhepi lindi më 3 nëntor 1947, në fshatin Bresanë të Opojës. Këtu kreu shkollën fillore. Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Medresen Alauddin, në Prishtinë. Më 1 shtator 1972 diplomohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, grupi: Histori – Gjeografi, ndërsa më 12. Dhjetor 1977, diplomohet në Degën e Historisë, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin shkollor 1983-84, ka qenë në Specializim për hulumtime në Kajro.

Në Arkivin e Kosovës filloi punën me 7 nëntor 1978, Shef i Shërbimit për mbrojtjen e lëndës arkivore. Nga 9 janari deri më 3 korrik 1978 ndoqi kursin special  të arkivistikës. Më 28.01.1987 u Certifikua për njohje të Gjuhës Serbo-kroate. Gjithashtu pati kryer edhe kursin e gjuhës angleze.

 Punoi profesor i historisë në shkollën fillore «Zenel Salihu», në Bellaqevc, (1972) kurse nga viti  1978, kalon me punë në Arkivin e Kosovës, shef i shërbimit për mbrojtjen e lëndës arkivore.

Vitet 1990-1993, i kaloi ashtu sikurse edhe shumica e intelektualëve shqiptarë të Kosovës, të përzënë nga puna, duke furnizuar me artikuj ushqimorë lagjen e vet në Prizren.

Ka kryer detyrën e  imamit në xhaminë “Haxhi Ramadan” në Prizren prej 15 nëntorit 1993 deri më 20 shtator 1995, kur transferohet në Gjakovë, imam i xhamisë “Hadim Aga”. Këtu kreu edhe funksionin kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë. Sa ishte me detyrë në Gjakovë dha kontribut të veçantë në organizimin e shumë aktiviteteve të rëndësishme për popullatën e këtij rajoni. U kujdes sidomos  për  t’u ardhur në ndihmë familjarëve të dëshmorëve e viktimave të luftës, për grumbullimin e mjeteve për ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilën iu dha edhe Mirënjohje në Ditën e Flamurit, më 28 nëntor 1997, nga Këshilli Komunal në Prizren. Mori pjesë edhe në aksionin e faljes së gjaqeve. Mori pjesë edhe në takime zyrtare në misione ndërkombëtare, që vëzhgonin situatën e zhvillimeve të luftës në Kosovë.

Gjatë periudhës 1994 – 1999, punoi profesor në medresenë “Alaudin” – paralelja në Prizren. Në pranverën e vitit 1999 – u gjend në kampin e Kukësit – me popullatën shqiptare të përzënë me dhunë nga Kosova. Këtu ofroi ndihmë të veçantë në organizimin e mbarëvajtjes së jetës së të ndjekurve nga Kosova.

Ismail Rexhepi Kosovës i la tre djem: Fazliun, Nevahiun, Muaviun dhe plot nipa e mbesa. Shkencës dhe kulturës shqiptare, nga fusha e historisë dhe islamistikës, i la kontribute të çmueshme, si në vijim:

  • Ismail Rexhepi, Dokumentet osmane në Arkivin e Kosovës, Vëllimi I, Prishtinë, 2004.
  • Ismail Rexhepi, Dokumentet në gjuhën osmane në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, vëllimi II, Prishtinë, 2013.
  • Ismail Rexhepi – koautor, Arhivski fondovi i zbirke u SFRJ–SAP Kosovo-Fondet dhe koleksionet arkivore në RSFJ-KSA-Kosovë, Beograd, 1986.
  • Ismail Rexhepi – koautor, Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, vëllimi II, Prishtinë, 2003.
  • Ismail Rexhepi – koautor, Udhërrëfyesi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, vëllimi III, Prishtinë, 2004.

 

 Përkthime:

  • Ahmet Behxhet, All-llahu – të konceptuarit islam dhe besimi, Prizren 1994.
  • Mustafa Mahmud, Kur’ani – përpjekje bashkëkohore për ta kuptuar, Prizren, 1997.
  • Abdulbasit Muhammed Es-Sejjid, Të ushqyerit sipas të Dërguarit a.s.- ushqimi midis sëmundjes dhe ilaçit, Prishtinë, 2009.
  • Amër Halid, Rrëfime që udhëzojnë, Prishtinë, 2009.
  • Amër Halid, Morali i besimtarit, Prishtinë, 2009.
  • Hasan Kaleshi, Dokumentet më të vjetra të vakëfeve në gjuhën arabe në Jugosllavi, Prishtinë, 2012.

 

Studime e artikuj

  • Depoja e Arkivit dhe vendosja e lëndës arkivore, “Vjetari”,  14 – 15, (1978 -1979), 1982, f. 385 – 390.
  • Cili ishte vendimi i gjyqit kushtetues të ish-RSFJ-së për deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, “Vjetari”, 35 – 36/2006, f. 489 – 494 (në bashkautorësi)
  • Depoja e Arkivit, “Vjetari”, 35–36/2006, f. 539–546.
  • Historiku dhe mbrojtja e lëndës arkivore, “Vjetari”, 20/1985, f. 205–211.
  • Formimi i fondit arkivor, “Vjetari”, 23/1987, f. 449 – 454.
  • Dokumentet arkivore dhe rëndësia e tyre, “Vjetari”, 29–30/2003, f. 573 – 582.
  • Valorizimi i dokumenteve arkivore, “Vjetari”, 33 – 34/2005, f. 371 – 376.

 

“Dituria Islame” – Prishtinë

  • Haxhi Rexhep Ismaili (1871-1956), nr. 77/ 1996, f. 50.
  • Institucionet islame dhe nëpunësit fetarë në Prishtinë me rrethinë më 1943-1944, (bashkautor), nr. 136/ 2001, f. 45-50.
  • Institucionet islame dhe nëpunësit fetarë në Gjakovë me rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore, (bashkautor), nr. 142/2002, f. 45-48.
  • Institucionet islame dhe nëpunësit fetarë në Prishtinë me rrethinë më 1943-1944, II, (bashkautor), nr. 143/ 2002, f. 48-50.
  • Mbresa nga Haxhi, 163/2004, f. 62.
  • Në kujtim të ditëlindjes së më të madhit njeri – Muhammedit a.s., nr. 165/2004, f. 19.
  • Hysein Xhozo, Të rinjtë dhe religjioni, 138/ 2001, f. 21-23.
  • Salih Çollakoviq, Si jemi të edukuar, nr. 144-145/ 2001, f. 27-28.
  • Hysein Xhozo, Agjërimi, nr. 148/ 2002, f. 18-21.
  • Muhamed Qutub, A është tejkaluar feja, nr. 156-157/ 2003, f. 13-14.
  • Jusuf Ramiq, Kaptina El-kadër (Nata e Kadrit), nr. 159/2003, f. 45-46.
  • Sami Zemni, A ka vend islami në Evropë, nr. 162/ 2004, f. 34-36.
  • Shefko Omerbashiç, Ibn Halduni, 167/2004, f. 45-46.
  • Xhemaludin Latiq, Synimet e ixhtihadit tonë, nr. 179/ 2005, f. 20-23.
  • Mustafa Prlaça, Para përendimit të diellit (ose: A kanë ngecur myslimanët për shkak të moszbatimit të Shpalljes), nr. 188/ 2006, f. 14-16.

“Edukata Islame”, Prishtinë

  • Mustafa, Spahiq, Pamje të Amerikës, nr. 65/2001, f. 135-157.
  • Hysein Xhozo, Problemi i prapambeturisë së përgjithshme, 67/2002, f. 151-162.
  • Hysein Xhozo, Husein, Etika si element shumë i rëndësishëm i lumtu­risë dhe kënaqësisë së përgjithshme, 73/2004, f. 33-42.
  • Glisha Elezoviq, Glisha, Tarabhaneja (Derb –Haneja) në Nova Bërdë –Akçe (Aspra) Osmane të farkuara në farkëtarinë e Nova Bërdës, (bashkpërkthyes), nr. 80/2006, f. 233-252.
  • Hasan Kaleshi – Ismail Eren, Mahmut Pashë Rrotulla nga Prizreni – përshpirtënimet dhe vakëfnameja e tij, (bashkpërkthyes), nr. 81/2006, f. 151-189.
  • Hasan Kaleshi, Veziri i madh Koxha Sinan Pasha – për­shpi­rtënimet dhe vakëfnameja e tij, 2007, (bashkpërkthyes), nr. 82/2007, f. 95-144.
  • Hasan Kaleshi – Rexhep Ismaili, Kukli Begu dhe vakëfna­meja e tij, (bashkpërkthyes), nr. 83/2007, f. 201-224.
  • Hasan Kaleshi, Vakëfnameja dhe vakëfet e Sunkur Çaush begut nga Manastiri, (bashkpërkthyes), nr. 86/2008, f. 123-143.
  • Enes Kujunxhiq, Transferimi i shkencave greke dhe arabo-isla­me në perëndim përmes al-Andaluzisë, nr. 95/2011, f. 177-195.
  • Maxhida Beqirbegoviq, Objektet arsimore fetare islame të arkitekturës në Kosovë, nr. 102, Prishtinë 2013, f. 108-140.
  • Muxhait Asimov, Monumentet mbivarrore në gjuhën osmane në Kosovë, nr. 103, Prishtinë, 2013, f. 167-184.
  • Mehmet Kico, Letërsia islame në mes arabizmit dhe arabistikës – Feti Mehdiu dhe punimet e tij në gjuhën boshnjako-kroato-serbe, nr. 109, Prishtinë 2015, f. 241-258.

 

Studime Orientale – Prishtinë

  • Salih Trako, Beteja e Kosovës e vitit 1389 në historinë e Idris Bitlisit, nr. 2/2002, Prishtinë, f. 153-175 (përktheu Ismail Rexhepi).
  • Divna Gjuriq – Zamolo, Kontribut për njohjen e xhamive të Beogradit, nr. 2/2002, Prishtinë, f. 177-190.
  • Fehim Bajraktareviq, Një burim bashkëkohor persian për Betejën e Kosovës, nr. 3/2012, Prishtinë, f. 39-59 (përktheu Ismail Rexhepi); I njëjti edhe në librin: Feti Mehdiu, Reflektime të luftës së shqiptarëve për pavarësi… Prishtinë, 2012, f. 125-156.

Perla – Tiranë

  • Mehmet Kico, Letërsia islame në mes arabizmave dhe arabistikës – Feti Mehdiu dhe punimet e tij në gjuhën boshnjako-kroato-serbe, Tiranë, 2015.

Adil Ebu Shanab, Teatri palestinez në territorin e okupuar, (Feti Mehdiu, Për letërsinë arabe, Prishtinë, 2005, f. 165-175.)

Salah Abdussabur, Abbas Mahmud al-Akkad figurë kontradiktore, (F. Mehdiu, Për letërsinë arabe, 2005, Prishtinë, f. 198-218).


  • HAXHI ISMAIL B. REXHEPI, kulturë, personaltete islame
  • tweet
Në kërkim të pavarësisë Pamje historike nga 16 nëntori 1990 (video)

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Zbulohet gurvarri më i vjetër në osmanisht në Shqipëri
    Zbulohet gurvarri më i vjetër në...

    Aug 26, 2018 0

Me shumë në këtë kategori
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

  • Haki  Sharofi, Drejtor i Medresesë së Tiranës, Drejtor i Revistës “Zani i Naltë”
    Haki Sharofi, Drejtor i Medresesë së...

    May 28, 2024 0

  • Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974) “Hafizi i vogël”
    Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974)...

    May 07, 2024 0

  • Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)
    Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)

    Feb 12, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al