Perditësimi i fundit May 10th, 2025 6:20 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Myslimanët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin

Jul 28, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0


10382516_736236059770285_6043034542919150863_o

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, lexim Kur’ani e bamirësi, myslimanët e Shqipërisë dhe të mbarë botës, festojnë sot Fitër Bajramin.

Të hënën, më 28 korrik 2014, që në orët e para të mëngjesit bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti para ish-hotel “Dajti”-t, u mbush nga mijëra besimtarë myslimanë, që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit.

Para faljes së namazit, besimtarët ndoqën një program të shkurtër të drejtuar nga Oltion Kola, pjesë e të cilit ishin tekbire, salavate dhe ilahi.

Mesazhe urimi përcollën në këtë ditë festive Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj dhe nënkryetari z. Bujar Spahiu. Kryetari Bruçaj theksoi se kjo ditë mbart një rëndësi të veçantë, pasi çdo mysliman kurorëzon sakrificën dhe përkushtimin e tij të bërë gjatë Ramazanit dhe qëndron në pritje të shpërblimit prej Zotit. “Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Festa e Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë.”, u shpreh Kryetari Bruçaj në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve të pranishëm në shesh.

Ndërsa nënkryetari Bujar Spahiu, theksoi se secila prej festave islame është caktuar pas kryerjes së një obligimi madhor, pas kryerjes së të cilit besimtarët ftohen të shprehin mirënjohjen dhe falënderimin ndaj Zotit, si shenjë e devotshmërisë. “Pas kryerjes së një detyre të shenjtë, Zoti ka caktuar që të festojmë, në shenjë mirënjohjeje për mundësinë që na dha në mënyrë që t’i bindemi urdhrit të Tij”, tha z. Spahiu.

Nënkryetari Spahiu përmendi disa nga vlerat dhe urtësitë e Fitër Bajramit për individin, familjen dhe shoqërinë islame, kur tha se, Zoti urdhëron që bajrami të festohet dhe të përjetohet nga të gjithë. “Në përfundim të agjërimit besimtarët dhurojnë Sadakanë e Fitrit, duke plotësuar një obligim hyjnor dhe shlyer një detyrë humane e njerëzore. Kështu ata e kalojnë këtë festë të gjithë së bashku të kënaqur për realizimin me sukses të një detyre madhore dhe të gëzuar për arritjen e shpërblimit dhe mirësisë së garantuar prej Zotit Fuqiplotë”.

Faljen e namazit të bajramit e drejtoi nënkryetari i KMSH-së H. Bujar Spahiu ndërsa më pas, Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra mbajti hytben e rastit.

Në fjalën e tij drejtuar besimtarëve dhe shqiptarëve z. Gurra theksoi se Ramazani për myslimanët qe një periudhë që u karakterizua nga një sërë detyrimesh, të cilat u kryen prej tyre me devotshmërinë e duhur.

Myftiu Gurra vlerësoi se festa e Fitër Bajrami është një moment që u jep forcë besimtarëve dhe u shton atyre optimizmin për një të nesërme më të mirë, më të lumtur e më të begatë, në aspektin individual, familjar, shoqëror e kombëtar. “Urimi “Për shumë vjet Bajramin!” – tha z. Gurra, –  përmbledh në vetvete forcën shpirtërore për të kryer detyrat e mëdha që kemi përpara në shërbim të Islamit, kombit dhe Atdheut tonë të shtrenjtë”.

Ai i bëri  gjithashtu thirrje qeverisë për domosdoshmërinë e finalizimit të fillimit të punimeve të xhamisë së shumëpritur të qindra dhe mijëra besimtarëve myslimanëve shqiptarë.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

 

28 Korrik 2014

ZK1A0206ZK1A0186 - Copy

ZK1A0094 ZK1A0102 ZK1A0144 ZK1A0174   ZK1A0238 ZK1A0263 ZK1A0308 ZK1A0368 ZK1A0411IMG_3031IMG_8514


  • tweet
Komunikimi përmes objekteve të kultit Islam në Shqipëri Kryetari Skender Bruçaj uron Fitër Bajramin

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman...

May 10, 2025 0

Në kuadër të dhjetëra aktiviteteve të organizuara përgjatë gjithë këtij viti jubilar të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ditën e sotme, në ambientet e “Tirana...
Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

Studime

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

Sep 13, 2024 0

nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...
Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

Feb 01, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Jul 02, 2024 0

Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...
Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane...

Nov 30, 2022 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet...

    May 10, 2025 0

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.)...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al