Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ai është Kur’an i Famshëm

Jun 24, 2016 Zani i Nalte Studime 0


libra

(një ajet dhe refleksione mbi një fakt)

Blerim Lazimi, Mësues i Fizikës në gjimnazin “Said Najdeni”, Peshkopi

 “… E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtri e Allahut që përsosi çdo send…”

Kur’an (27/88)

 

  1. Hyrje

Në përmbledhjen “Mektubat” (Letrat), Bediuzzaman Said Nursi shtjellon argumentet e pejgamberisë së Muhamedit (a.s.). “Shenja e tetëmbëdhjetë” fillon me argumentin më parësor, më kryesor dhe më bazik, Kur’anin e Gjithurtë, si mrekullia më e madhe e të Dërguarit të Nderuar. Më tej, ai vazhdon të trajtojë një prej dyzet aspekteve mrekullore të Kur’anit, duke u shprehur kështu: “Kur’ani i Gjithurtë ka një lloj të ndryshëm mrekullie, duke i korresponduar të kuptuarit të çdo klase shoqërore. Ai e tregon ekzistencën e mrekullisë së tij për gjithsecilin në mënyrë të veçantë…” Për dyzet klasat e njerëzimit Kur’ani hap një dritare dhe tregon mrekullinë e tij. Për studiuesit e retorikës dhe elokuencës, ai shfaq mrekullinë e elokuencës së tij të jashtëzakonshme; për poetët dhe oratorët, ai tregon stilin e tij origjinal, të lartë e të bukur; për historianët demonstron informacione të epokave të ndryshme; për sociologët e politikanët, ai udhëzon me mrekullinë e parimeve të ndërtimit të jetës njerëzore; për mistikët, ai zbulon misteret e fshehura në versetet e tij, për të pasionuarit pas dijes, ai i fton në të vërtetat kozmike. Në mbyllje të trajtimit të “Shenja e tetëmbëdhjetë”, për ta bërë më të kuptueshëm argumentin e tij, Bediuzzaman Said Nursi sjell krahasimin: “Për më tepër, gjendet një gjerësi e tillë në udhëzimin e Kur’anit, saqë, si engjëlli Xhibril, ashtu edhe një fëmijë i maturuar, mund ta dëgjojnë të njëjtin mësim krah për krah dhe të dy marrin pjesën e vet.”[1]

Në këtë këndvështrim, ajeti kuranor “… E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtri e Allahut që përsosi çdo send…”[2], është komentuar ndryshëm nga studiuesit e Kur’anit. Sjellim këtu dy komente që dallojnë dukshëm nga njëri-tjetri. Harun Jahja (Adnan Oktar) e ka komentuar ajetin e mësipërm lidhur me teorinë e “lëvizjes kontinentale”, pra të largimit të kontinenteve nga njëri-tjetri, për shkak të zhvendosjes së pllakave tektonike. Këtë ai e mbështet në të qenët e kodrave dhe maleve si pjesë e rëndësishme organike e kontinenteve dhe e kores së Tokës.[3] Ndërsa dijetari i njohur Abdul Mexhid ez Zendani (ashtu si edhe komentues të tjerë të Kur’anit) e komenton ajetin si një shprehje të qartë për lëvizjen (rrotullimin) e planetit Tokë.[4]

Duke qëndruar në këtë argument, po shtjellojmë një fakt interesant, që mund të bëhet pjesë e komenteve të mësipërme për ajetin kuranor 27/88. Fakti është një argument plus në mbështetje të qëndrimit për lëvizjen (rrotullimin) e planetit Tokë, por ai është i interpretuar në rrafshin krahasues me idetë e dy përfaqësuesve të shquar të shkencës në kohën kur jetuan, Klaud Ptolemeu dhe Nikolla Koperniku. Krahas kujdesit të matur dhe të sinqertë, që duhet treguar në komentimin e ajeteve kuranore me gjuhën e arritjeve shkencore, ndoshta plotësohet mrekullia që gjithsecili të marrë prej Kur’anit pjesën e vet të mësimit dhe udhëzimit hyjnor.

  1. Toka, lëvizja e saj dhe retë – kronologji citimesh
  2. Ptolemeu: “… Pra, në qoftë se Toka do të rrotullohej, së paku me një rrotullim në ditë…trupat që bien lirisht, nuk do të arrinin as ato, pingultas në vendin që u është përcaktuar, i cili ndërkohë do të zhvendosej me shpejtësi shumë të madhe nën ta. Dhe do të shihnim po ashtu retë që të shkonin gjithmonë drejt perëndimit, si të gjitha gjërat e tjera që notojnë në ajër…”[5]

(shekulli II i erës sonë)

  1. Kur’an (27/ 88): “… E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtri e Allahut që përsosi çdo send…”[6]

( vitet 610-632 të erës sonë)

  1. N. Koperniku: “… Tani, për sa i takon lëvizjes së Tokës, mund të ndodhë që në mënyrë të ngjashme të besohet që e tërë bota të lëvizë përreth (saj). Por, ç’do të themi ne po të prekim retë dhe gjërat e tjera që lundrojnë në qiell, si dhe ato që bien poshtë, apo në të kundërt, që ngjiten lart?…”[7]

( “De Revolutionibus” – viti 1543 i erës sonë)

  1. Histori … dhe informacion

Klaud Ptolemeu – Jetoi dhe kreu vrojtimet e tij në Aleksandri në shekullin e dytë të erës sonë. Vepra e tij, që ka mundur të arrijë deri në ditët tona, na e tregon atë si astronom, matematikan dhe gjeograf. Vepra kryesore e Ptolemeut mban emrin “Ndërtimi i madh”, që sot njihet me titullin “Almagest”. Një pjesë e madhe e përmbajtjes së Almagest-it, siç e pohon vetë Ptolemeu, rrjedh nga Hiparku. Vepra përbëhet nga 13 libra (kapituj), në të cilët trajtohen parime të trigonometrisë plane dhe sferike, fakte të vrojtuara, si dhe parimet themelore të filozofisë së Ptolemeut, të cilat mbetën në fuqi gjatë gjithë mesjetës e deri në kohën e Kopernikut. Sipas Ptolemeut: Toka ka formë sferike; perimetri i saj është 180000 stade= 28000-30000 km (stade është njësi gjatësie e përdorur në Greqinë e lashtë); toka është në qendër të botës dhe mund të quhet si pikë kundrejt largësisë së yjeve; Toka nuk kryen asnjë lëvizje (për të është më e lehtë të lëvizin yjet që duken të një natyre me flakën, se Toka që është e ngurtë). Me gjithë gabimin e koncepteve themelore, vepra e Ptolemeut çmohet për shkallën e lartë të përpikërisë së arritur në vrojtimet e tij. Kjo përpikëri kontribuoi në mënyrë vendimtare që sistemi ptolemean të vlerësohej si sistemi më i rëndësishëm ndër të gjitha sistemet dhe të pranohej për shumë shekuj.

Kur’ani – Libër që daton rreth viteve 610-632 të erës sonë. Mbi autorësinë e tij ka dy qëndrime. Myslimanët e besojnë se është Fjala e Zotit, që i është shpallur profetit Muhamed gjatë një kohe prej gati 23 vjetësh, për të udhëzuar njerëzimin në rrugën e paqes e të lumturisë. Ndërsa pjesa tjetër ia atribuojnë autorësinë e Kur’anit Muhamedit, megjithëse, nga të dhënat historike, dihet se ai ishte i paarsimuar, nuk dinte shkrim e këndim. Kur’ani përmban norma të besimit e të moralit, ligje për ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, si dhe të raporteve të njeriut me natyrën, etj. Përveç tyre, në këtë libër gjenden trajtime koncize (në parim) fenomenesh lidhur me njeriun, botën bimore e shtazore, planetin tonë dhe universin. Një ndër to është edhe çështja e shtruar për shqyrtim. Kur’ani shërbeu si frymëzues për lindjen dhe lulëzimin e një qytetërimi origjinal që mbrojti, përpunoi dhe tejçoi vlerat e qytetërimeve paraardhëse, që shërbeu edhe si pararendës i rilindjes evropiane dhe qytetërimit të sotëm.

Nikolla Koperniku – U lind më 19 shkurt 1473. Studioi në kurset e filozofisë, mjekësisë, drejtësisë, të pikturës dhe perspektivës. Por mbi të gjitha iu kushtua matematikës e astronomisë. Kultura dhe dija e tij e madhe i kishin lejuar të lexonte shumë tekste të lashta në gjuhën e tyre origjinale. Koperniku njihte mirë të gjitha teoritë astronomike të paraardhësve, duke përfshirë edhe ato që ndryshonin nga sistemi i Ptolemeut. Pikëpamjet e tij lidhur me Tokën dhe vendin e saj në gjithësi, Koperniku i përmblodhi dhe i bëri publike në librin e tij “De Revolutionibus” – “Mbi rrotullimin e rrathëve qiellorë”. Botimi i veprës iu ngarkua Retikut në Nuremberg, por, kur ky u transferua në Lajpcig, kjo detyrë iu besua priftit luteran Andrea Osiander. Ky i fundit, duke pasur frikë të kujdesej për botimin e një libri në të cilin mohohej palëvizshmëria e Tokës, gjeti idenë “e ndritur” që t’i parashtrojë veprës një “shënim lexuesit mbi hipotezat e veprës”, të cilën nuk e firmosi. Në shënim ai nuk lodhej së thëni që në vepër bëhej fjalë vetëm për hipoteza, që autori nuk duhej qortuar, sepse detyra e vërtetë e astronomit është të vëzhgojë lëvizjet e trupave qiellorë dhe t’i shpjegojë ato nëpërmjet llogaritjeve, pa qenë nevoja që këto hipoteza të jenë të vërteta, e të tjera si këto. Koperniku e mori kopjen e librit në shtratin e vdekjes dhe nuk arriti të ketë dijeni për këtë çështje. 60 vjet më pas, Johan Kepleri e sulmoi ashpër Osianderin dhe po kështu bëri edhe Xhordano Bruno. Vdekja e shpëtoi nga sulmet dhe sfilitjet që me siguri do t’i vinin nga injoranca dhe fanatizmi i kundërshtarëve. Kisha filloi qëndrimin armiqësor ndaj veprës. Ja se si u shpreh ajo: “… Flasin për një astrolog të ri, që do të provojë se është Toka që vërtitet rreth vetes, e jo qielli, Dielli e Hëna (rreth Tokës) … Një budalla kërkon të përmbysë tërë artin e astronomisë…” Përhapjen e doktrinës së Kopernikut kisha e quajti të rrezikshme, prandaj i bënte thirrje pushtetit laik që të luftonte kundër “shthurjes së mendjeve” dhe të mos lejonte mësimin e doktrinës së Kopernikut në shkolla. Në dekretin e 16 marsit 1616 kisha katolike e cilësonte atë si doktrinë pitagoriane: “Doktrina që vendos Diellin të palëvizshëm në qendër të gjithësisë është e gabuar, formalisht heretike dhe bie në kundërshtim me shkrimin e shenjtë, ndërsa doktrina që e heq Tokën nga qendra e gjithësisë dhe e vë në lëvizje është filozofikisht e gabuar dhe të paktën largim nga besimi”. Libri i Kopernikut u fut në “Indeksin e librave të ndaluar”, ku e mbajtën deri në vitin 1822. Mund të shtojmë se edhe teologët protestantë e quajtën të gabuar e të dëmshme teorinë heliocentrike të Kopernikut.[8]

Në veprën “De Revolutionibus” – “Mbi rrotullimin e rrathëve qiellorë” arsyetimet e Kopernikut mbështeten fort në kuptimin e relativitetit të lëvizjes. Sipas tij Toka rrotullohet rreth një boshti. Dielli qëndron i palëvizshëm, ndërsa planetët, ndër ta edhe Toka, rrotullohen rreth tij. Koperniku ruajti postulatin e vjetër të lëvizjeve rrethore të njëtrajtshme.

  1. Fakti

Njerëzit, në çdo kohë, janë përpjekur të gjejnë argumente, mbi të cilat kanë arsyetuar për lëvizshmërinë apo palëvizshmërinë e Tokës, e më tej, për vendin e saj në gjithësi (si i vetmi planet i privilegjuar nga jeta). Kur lexon tre citatet e fillimit (nga Ptolemeu, Kur’ani dhe Koperniku), të tërheq vëmendjen një fakt shumë interesant. Edhe pse të shfaqura në kohë të ndryshme, qëndrimet i referohen të njëjtit objekt fizik: reve.

Ptolemeu pranon vetëm lëvizjen e reve, kurse Toka sipas tij është e palëvizshme (kujtojmë se ai përdor edhe arsyetime të tjera për të arritur në këtë përfundim).

Në mekanikën klasike lëvizja e objekteve konsiderohet relative. Për shembull, një pasagjer, i ulur në ndenjësen e një makine që lëviz, është në prehje në lidhje me makinën dhe lëviz në lidhje me objekte të fiksuar në tokë (pemë, ndërtesë etj.). Pra, për të vlerësuar nëse një trup lëviz apo prehet, duhet të përcaktohet paraprakisht një objekt, në të cilin (siç thuhet në gjuhën e fizikës) lidhet një sistem referimi. Këtë rol mund të luajë çdo objekt në natyrë. Duke përdorur këtë logjikë të relativitetit të lëvizjes, Koperniku mendon se, ashtu siç duket lëvizja e reve kur i vrojtojmë nga Toka, të njëjtën gjë mund të themi për Tokën (që ajo lëviz) po ta shohim nga retë. Mbështetur dhe në vrojtime të tjera, ai e konsolidon idenë e guximshme për kohën, të rrotullimit të Tokës rreth Diellit. Edhe pse me disa gabime konceptuale, të justifikueshme për kohën kur jetoi e punoi (Diellin e konsideronte të palëvizshëm), Koperniku është figura qendrore e astronomisë së re, pikë kthese në historinë e mendimit shkencor e filozofik, që çoi në rilindjen evropiane pas shekujve të errët mesjetarë.

Por, për të qenë të saktë, ideja për lëvizjen e Tokës dhe rrotullimin e saj rreth Diellit, është shumë e hershme. Atë e hodhi në formë hipoteze Aristarku (310-250 para erës sonë) i Aleksandrisë, domethënë rreth 1800 vjet para Kopernikut. Madje, Aristarkun, për hipotezat e tij të guximshme, e akuzuan si të pafe dhe përçmues të hyjnive, meqë kishte barazuar Tokën me planetët e tjerë, duke e rrotulluar këtë bashkë me to rreth Diellit.[9] Aristarku, gjithashtu e mendonte Diellin të palëvizshëm (për t’u habitur, këtë qëndrim mbajti edhe Koperniku!). E megjithatë, hipotezat e tij u tretën shumë shpejt pa lënë gjurmë, për t’u rishfaqur të kristalizuara në idetë e Kopernikut pas afro 1800 vjetëve.

Gjithashtu, reve i është referuar edhe Kur’ani, për të shpjeguar lëvizjen apo jo të Tokës. Në Kur’an qëndrimi duket i kthjellët dhe i prerë: Toka lëviz (“… ato (kodrat) lëvizin si retë…”). Ajeti i Kur’anit ka një ndërtim shumë interesant, gjë që nxjerr në pah stilin e lartë dhe elokuencën. Pra të tërheq vëmendjen mënyra se si trajtohet çështja në fjalë. Në pjesën e parë të ajetit pasqyrohet shumë qartë mendimi dhe pikëpamja që sundoi për shekuj të tërë në botëkuptimin shkencor dhe filozofik, madje edhe përtej epokës kuranore, deri në vitet 1500-1600. “E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme…”. Domethënë, në këtë pjesë të shkurtër të ajetit tregohet në mënyrë të sintetizuar se njeriu vazhdimisht historikisht i ka parë dhe studiuar malet e tokën. Dhe, më tej, ka menduar se ato e, edhe toka, janë të palëvizshme. Pra ka formuluar përshtypjen e pavërtetë se toka nuk lëviz, pikërisht pikëpamjen e sistemit gjeocentrik. Kujtojmë se çdo kundërshtim ndaj saj shoqërohej me persekutime e deri në ekzekutime me vdekje. Më pas, në pjesën e dytë të ajetit, jepet pozicionimi i Kur’anit (i ndryshëm nga ai i kohës): “… ndërsa ato lëvizin si retë…”, i cili është i vendosur, e nuk lë vend për dyshime hipotezash apo përshtypjesh njerëzore. Mund të mendohet se në Kur’an bëhet fjalë për lëvizje të kodrave dhe jo të Tokës si planet. Por, malet janë pjesë kryesore e kores së planetit Tokë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e saj. Kjo sqarohet në disa vende në Kur’an: “Kurse malet ia përforcoi”[10] , “Dhe Ai (Allahu) vuri kodra (të forta) në Tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju…”[11], apo “Ndërsa malet i bëmë shtylla”[12]. Gjithashtu, mund të shtohet se zgjedhja e fjalëve për të shpjeguar çështjen në mënyrë të kuptueshme, është bërë në përshtatje me kohën e paraqitjes së Kur’anit dhe me formimin kulturor e shkencor të njerëzve të thjeshtë.

  1. Përfundime
  2. Në rrjedhën e kohës Kur’ani ndodhet ndërmjet Aristarkut e Ptolemeut (që i përkasin qytetërimit të lashtë grek) dhe Nikolla Kopernikut (që përfaqëson fillimin e rilindjes evropiane). Ishte ideja e lëvizjes së Tokës – modeli heliocentrik i sistemit diellor, që e bëri të famshme figurën e Kopernikut, jo vetëm në astronomi, por në historinë e mendimit njerëzor. Në monumentin e Kopernikut, të ndërtuar në Varshavë gati 300 vjet pas botimit të veprës së tij, pasardhësit shënuan këtë mbishkrim në shenjë mirënjohjeje për të: “Ndaloi Diellin, lëvizi Tokën.”[13] Por, a ishte Koperniku i pari, i cili mbrojti këtë pikëpamje? Nga sa parashtruam më sipër, del se për lëvizjen e Tokës ka folur edhe Aristarku (1800 vjet para Kopernikut). Ndërsa dokumenti i parë, në të cilin shprehet qartë e pa mëdyshje (jo në formë hipoteze si tek Aristarku) lëvizshmëria e Tokës, është Kur’ani, rreth 900 vjet para Kopernikut. Prandaj vendi meritor i takon Kur’anit. Po! “…Ai është Kur’an i Famshëm!…” (Kur’an, 85/21) “… një Kur’an që mahnit…” pohuan xhindet (Kur’an, 72/1).
  3. Vihet re një përputhje mes hipotezave të Aristarkut dhe pikëpamjeve të Kopernikut. Ashtu si Aristarku (që mendonte se Toka lëviz rreth Diellit në orbitë rrethore dhe se Dielli është i palëvizshëm në qendër të orbitës), arsyetonte edhe Koperniku. Sipas tyre Dielli ndodhet në qendër të orbitave rrethore të planetëve dhe nuk lëviz. Ndryshe nga ky qëndrim i pasaktë, në Kur’an gjejmë korrigjimin e saktë të tyre. “ Ai është që krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.”[14], “… dhe nënshtroi Diellin dhe Hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar…”[15], “…Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i Ngadhënjyesit, të Dijshmit… As Dielli nuk mund ta arrijë Hënën … po secili noton në një orbitë.”[16]. Pra, jo vetëm Toka lëviz, por lëviz edhe Dielli sipas një orbite vetjake. Vlera e një konstatimi të tillë në Kur’an rritet edhe më shumë kur kujtojmë se ai (Kur’ani) nuk është libër i mirëfilltë shkencor dhe se Koperniku gaboi në këtë.
  4. Përmendëm në fillim se për autorësinë e Kur’anit ka dy qëndrime: sipas myslimanëve ai është Fjala e Zotit; ndërsa të tjerët njohin Muhamedin si autor të librit. Le të krahasojmë në këndvështrimin e formimit shkencor tre personalitetet: Ptolemeun (shekulli II e.s.), Muhamedin (571-632 e.s.) dhe Kopernikun (1473-1543). Për vetë kohën kur jetoi, Koperniku është figura më e plotësuar – kujtojmë që ai ishte matematikan, astronom, mjek, jurist, teolog, njohës i disa gjuhëve të huaja, madje edhe i greqishtes së vjetër. Po ashtu, Ptolemeu ka qenë një personalitet i shquar i kohës së tij – njihte mirë pikëpamjet e paraardhësve të tij në fushën e matematikës dhe astronomisë; kreu vëzhgime të shumta të qiellit me një shkallë të lartë përpikërie. Ndërsa Muhamedi njihet si një figurë historike politike, shoqërore e shpirtërore. Ai ishte i paarsimuar.

Ptolemeu ishte larg së vërtetës me sistemin gjeocentrik (Toka nuk lëviz, Dielli rrotullohet rreth Tokës). Por edhe Koperniku gaboi kur e mendoi Diellin si të palëvizshëm.

Tabelë krahasuese e pikëpamjeve mbi Tokën dhe Diellin

ARISTARKU

(310-250 p.e.s.)

  1. PTOLEMEU

(shekulli ll e.s.)

KUR’ANI

(610-632 e.s.)

  1. KOPERNIKU

(1473-1547)

Toka lëviz Toka nuk lëviz Toka lëviz Toka lëviz
Dielli nuk lëviz Dielli lëviz rreth Tokës Dielli lëviz Dielli nuk lëviz

Në qoftë se mendojmë se Muhamedi është autor i Kur’anit, atëherë ai nuk ka gabuar. Ai është tepër i saktë, sepse thekson edhe lëvizjen e tokës edhe lëvizjen e Diellit. Atëherë, natyrshëm mund të pyesim se: A është e mundur që një njeri, i paarsimuar, që nuk është marrë me ndonjë studim fizik e astronomik, që njihte vetëm arabishten në të folur, të arrijë në përfundime absolutisht të sakta, për çështje që kanë munduar njerëzimin për dhjetëra shekuj me radhë? A mund të pranohet që Muhamedi të jetë autor i Kur’anit, i librit që pasqyroi shumë saktë të vërtetën, në një kohë të karakterizuar nga teori të gabuara kozmologjike? Për të shpjeguar lehtë dhe kuptueshëm lëvizjen e Tokës, Kur’ani përdor referimin ndaj reve. Muhamedi dinte vetëm gjuhën arabe (në të folur). A e dinte ai se reve i është referuar edhe Ptolemeu rreth 500 vjet më parë? Besojmë se jo, sepse Almagest-i i Ptolemeut është përkthyer në gjuhën arabe në vitin 807 me urdhër të kalifit El Memun, pra afro 180 vite pas Muhamedit. Po ashtu, nga do ta dinte Muhamedi se të njëjtit objekt – reve, do t’i referohej edhe Koperniku 900 vjet më pas? Edhe kjo mundësi është paimagjinueshme për mendjen e njeriut! Kështu, s’mbetet rrugë tjetër, veçse të pranojmë që autor i Kur’anit nuk është as Muhamedi, e as ndonjë njeri tjetër i kohës së tij. Kur’ani është Libër i Zotit. Zoti e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ai di çdo gjë, edhe atë çka njerëzit kanë në mendje e zemër. Ai i jep dituri gjithsecilit, por më shumë atij që përpiqet në rrugën e dijes. Zoti ia shpalli Kur’anin Muhamedit për të dëshmuar qartë të vërtetën.

  1. Këto 2-3 shekujt e fundit është propaganduar me të madhe ideja se feja dhe shkenca janë në antagonizëm me njëra-tjetrën. Këtë antagonizëm e reklamoi në mënyrë tejet të hiperbolizuar rryma filozofike materialiste-ateiste, me qëllim që të fitonte mbështetje sa më të madhe në qarqet shkencore, intelektuale dhe masat popullore. Materiali i trajtuar më sipër është një fakt më shumë që tregon se në librin bazë të besimit islam – Kur’anin, jo vetëm që nuk gjendet ndonjë kundërshti, por përputhja me shkencën moderne i tejkalon kufijtë e imagjinatës – si në kohë edhe në saktësi, aq sa të duket se shkenca e sotme kërkon argumente për të vërtetuar të vërtetat kuranore. Me siguri që me kohën do të shfaqen argumente të tjera. “Kur’ani është një mrekulli e përhershme dhe e përjetshme. Ai gjithmonë tregon mrekullinë e Tij. Ai kurrë nuk shuhet si mrekullitë e tjera. Koha e tij kurrë nuk mbaron. Përkundrazi, koha e tij shtrihet gjer në përjetësi.”[17] Bediuzzaman Said Nursi (“Mektubat”)

“Ti je pa të meta. Ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti.

Vërtet, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti.”[18]

Referencat:

“Astronomia e re. Nikolla Koperniku”, përshtatur nga Mina Naqo, Tiranë, 1983.

Kur’ani Fisnik (Sherif Ahmeti, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, 1992).

Përmbledhja “Risale-i Nur” – “Letrat” Bediuzzaman Said Nursi, botimi shqip.

“Njëshmëria e Krijuesit”, Abdul Mexhid Ezzendani, Prishtinë, 1998.

“Mrekullitë e Kur’anit”, Harun Jahja, Alb-Books 2002.

[1]. Përmbledhja “Risale-i Nur” -“Letrat” Bediuzzaman Said Nursi, botimi shqip, f. 262-275.

[2]. Kur’an (27/88), f. 439, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.

[3]. “Mrekullitë e Kur’anit”, Harun Jahja, Alb-Books 2002, f. 34, 35.

[4]. “Njëshmëria e Krijuesit”, Abdul Mexhid Ez-Zendani, Prishtinë, 1998, f. 456.

[5]. “Astronomia e re. Nikolla Koperniku”, përshtatur nga Mina Naqo, Tiranë, 1983, f. 91.

[6]. Kur’an (27/88), f. 439, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.

[7]. “Astronomia e re. Nikolla Koperniku”, përshtatur nga Mina Naqo, Tiranë, 1983, f. 95.

[8]. “Astronomia e re. Nikolla Koperniku”, përshtatur nga Mina Naqo, Tiranë, 1983, f. 111-114.

[9]. “Astronomia e re. Nikolla Koperniku”, përshtatur nga Mina Naqo, Tiranë, 1983, f. 71.

[10]. Kur’an (79/32), f. 693, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.

[11]. Kur’an (16/15), f. 313, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.

[12]. Kur’an (78/7), f. 691, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.

[13]. “Astronomia e re. Nikolla Koperniku”, përshtatur nga Mina Naqo, Tiranë, 1983, f. 114.

[14]. Kur’an (21/33), f. 373, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.

[15]. Kur’an (13/2), f. 289, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.

[16]. Kur’an (36/38, 40), f. 507, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.

[17]. Përmbledhja “Risale-i Nur” -“Letrat” Bediuzzaman Said Nursi, botimi shqip, f. 275.

[18]. Kur’an (2/32), f. 35, përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmeti, 1992.


  • tweet
Homazh i vonuar njeriut-gurqemer të urës shqiptare, Lumo Skëndoja te Zani i Naltë Zhvillohet në Prishtinë Konferenca Shkencore “Zani i Naltë, një shekull në shërbim të dijes”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

Me shumë në këtë kategori
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip
    Roli i mejtepeve në zhvillimin e...

    Jul 02, 2024 0

  • “Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe
    “Zani i Naltë” paraprijës –...

    May 07, 2024 0

  • 100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)
    100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924...

    Feb 01, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

Sep 13, 2024 0

nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...
Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

Feb 01, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Jul 02, 2024 0

Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...
Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane...

Nov 30, 2022 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.)...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Randsi e marteses
    Randsi e marteses

    Jul 02, 2024 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al