Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 36 (189)

Feb 12, 2024 Zani i Nalte Abstraktet 0


Editorial

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, 100 vjet në dritën e dëshmive historike

H. Bujar Spahiu

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është themeluar nga rilindës dhe firmëtarë të pavarësisë 100 vjet më parë, si një bashkësi që do të përfaqësonte zërin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, trojet shqiptare, madje, në mjaft raste, edhe zërin e mbarë shqiptarëve. Në këtë libër përkujtimor do të gjeni mjaftueshëm fakte dhe dokumente autentike, të cilat tregojnë se ky institucion është vazhdimësia e institucioneve islame, që ekzistonin prej shekujsh në vendin tonë nëpërmjet myftinive, trupave gjyqësore të sheriatit me kadinjtë e famshëm, medreseve dhe mejtepeve, të shtrira pothuajse në çdo hapësirë shqiptare.

Në këtë shekull plot sfida, Komuniteti Mysliman i ka shërbyer Fesë Islame me besnikëri, përkushtim e devocion të lartë dhe, me po të njëjtën përkujdesje, i ka shërbyer kombit dhe çështjes kombëtare në tërësi. Ndërkohë, nga dijetari i madh H. Vehbi Dibra e deri në ditët e sotme, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dhënë dhe jep një kontribut të paçmuar edhe për harmoninë fetare në Shqipëri.

 

 

STUDIME

 

100 vjet nga Themelimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Dorian Demetja

 

Abstrakt

Shpallja e pavarësisë i gjeti udhëheqësit e dijetarët myslimanë shqiptarë në krye të momenteve historike të vendit tonë dhe ishin pikërisht këta prijës, të cilët do të unifikonin institucionet islame në vendin tonë nëpërmjet zhvillimit të disa kongreseve kombëtare. Kështu, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u themelua nga rilindës dhe firmëtarë të pavarësisë, si një bashkësi që do të përfaqësonte zërin e besimtarëve myslimanë në Shqipëri, trojet shqiptare, madje, në mjaft raste, edhe zërin e mbarë shqiptarëve.

Për të pasur një përfytyrim më të saktë rreth marrëdhënieve fetare midis Shqipërisë dhe Kalifatit Osman, e sidomos rreth procesit të mëvetësisë së xhamisë shqiptare, është e nevojshme që të hedhim një vështrim retrospektiv, sepse ky proces në të vërtetë ka nisur shumë më herët nga kongresi i parë i myslimanëve.

Ai që shënoi edhe pikënisjen drejt institucionalizimit të Bashkësisë Islame, ishte Kongresi i Parë i mbajtur më 24 shkurt deri më 12 mars 1923, që hodhi edhe themelet në formimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Qysh prej asaj kohe, besimtarët myslimanë shqiptarë do të përfaqësoheshin vetë dhe do t’i dilnin vetë për zot përhapjes e ruajtjes së traditës së bukur të besimit Islam.

 

 

SHKENCA ISLAME

 

El-Kurtubiu – Mufessir i njohur andaluzian

Kurra hfz. doc. dr. Xhevad Shoshiq

 

Abstrakt

Dijetari i njohur i Andaluzisë, Ebu Abdullah Muhammed b. Ahmed el-Kurtubi, pasuesi i shkollës juridike malikite, ka dhënë kontribut të njohur në zhvillimin e shkencave të ndryshme islame, posaçërisht zhvillimit të komentit kur’anor. Vepra e tij “El-Xhami’u li ‘ahkami’l- Kur’an”, e shkruar në më shumë se njëzet vëllime, konsiderohet një nga arritjet më të vlefshme të tefsirit. Në të trajtohet jo vetëm aspekti normativ i Kur’anit (fikhu), por edhe aspekte të tjera të angazhimit të tekstit kur’anor, siç janë: linguistika, stilistika, semantika, kiraeti, hadithi, etj. Përveç Tefsirit, Kurtubiu ka shkruar edhe vepra të tjera, nga të cilat vepra më e njohura është “Et-Tedhkire bi ‘ahuali’l-meuta ue ‘umuri’l-’ahire.”

 

Fjalët kyçe: El-Kurtubi, tefsir, aspekti normativ, kiraetet, komentimi juridik, analiza gramatikore, teksti kur’anor, gjuha arabe.

 

 

Mesatarja kur’anore shërim i ekstremizmit

Prof. Dr. Hfz. Hajredin Hoxha

 

Abstrakt

Tekstet kur’anore dhe ato profetike kanë shtjelluar në forma dhe mënyra të ndryshme çështjen e përqafimit dhe praktikimit të parimit të ‘mesatares’ dhe manifestimeve të saj në Kur’an dhe Sunet. Umeti pohon njëzëri detyrimin e rrokjes së mesatares në çështjet fetare. Një grup njerëzish, me bindjen se janë duke vepruar drejt, lajthitën dhe humbën për shkak të devijimit nga mesatarja dhe të kapurit pas saj. 

Islami, feja jonë, është fe e paqes dhe sigurisë, është fe e jetës, fe e zhvillimit dhe kulturës. Kjo fe ka ardhur për të mirën e njerëzve në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe assesi nuk është fe e vdekjes, vrasjes, shkatërrimit, frikësimit e shqetësimit. Ky është sekreti i Islamit në luftën e tij kundër radikalizmit dhe ekstremizmit me mjete dhe metodologji të ndryshme. Bazuar në këtë të vërtetë historike, Islami na fton që t’i kthehemi mesatares, maturisë, t’i kthehemi bazave qenësore për ne, Kur’anit dhe Sunetit, në mënyrë që ilaçin shërues ta marrim pikërisht aty, e kështu të realizojmë unitetin ideor, shoqëror dhe fetar të umetit.

Dijetarët kompetentë të këtij umeti, në të kaluarën dhe të tashmen, kanë konstatuar njëzëri se objektivat e legjislacionit të fesë sonë janë vënë për të ruajtur jetën njerëzore dhe gjërat nga të cilat varet ajo. Këto objektiva janë: ruajtja e fesë, qenies (trupit), mendjes, nderit e pasurisë, dhe si të tilla janë të shenjta, prandaj askush nuk ka të drejtë të cenojë shenjtërinë e tyre. Në fjalorin e dijetarëve të mëdhenj këto pesë objektiva njihen si “pesë gjërat e domosdoshme (ed-darurat el hams apo el kul-lijjat el hams.)”

Ky studim mëton të gjejë përgjigjen për pyetjet në vijim:

  1. Ç’pozitë ka mesatarja dhe maturia në Islam?
  2. Cilat janë manifestimet e mesatares Kur’an dhe Sunet?
  3. Çfarë na flasin tekstet kur’anore dhe ato profetike për mesataren?
  4. Me ç’pasoja mund të përballet individi dhe shoqëria në rast të anashkalimit eventual të parimit të mesatares dhe maturisë?
  5. Si dilet nga kriza e ekstremizmit?

 

Duke qenë se fëmijëria është faza e parë në jetën e njeriut, Feja Islame kujdeset shumë për të dhe i kushton vëmendje të madhe. Islami është i pari që merret me të drejtat e fëmijëve që nga Mesjeta dhe i ka paraprirë kohëve moderne me më shumë se pesëmbëdhjetë shekuj. Kjo për faktin se fëmijët janë e ardhmja dhe shpresa e së nesërmes. Islami ka përcaktuar një kushtetutë gjithëpërfshirëse për të drejtat e fëmijës, që përmban të drejtat e tij para lindjes së tij, kur ai është embrion, dhe pas kësaj në etapat e ndryshme të fëmijërisë së tij. Islami konsideron si fëmijë atë që nuk ka arritur pubertetin (moshën e pjekurisë) dhe kjo nuk e kalon moshën pesëmbëdhjetë vjeç.

 

 

SOCIOLOGJI – SHKENCA SOCIALE

 

Fëmijët dhe të drejtat e tyre

Mr. Sc. Bahri Curri

 

Abstrakt

Familja është bërthama e shoqërisë dhe suksesi i saj është suksesi i shoqërisë. E fëmijët janë fryti i familjes, dhe shpresa për ardhmërinë e familjes dhe të tërë popullit.

Natyrisht që të kesh fëmijë është një dhuratë e paçmuar nga Zoti për njeriun, një nder dhe privilegj që të bën të ndjehesh i lumtur, por është edhe barrë e përgjegjësi që kërkon mund e kujdes të shtuar.

Si vajza edhe djali janë begati e paçmueshme, të cilët, pa dallim, janë të rëndësishëm dhe kanë të drejtat e tyre jetike. Edhe pse te shqiptarët, por jo vetëm, ekziston dëshira dhe animi i tyre kah djemtë më tepër sesa për vajzat, kjo në Islam është e urryer dhe këtë gjë e dënon edhe Kur’ani duke na rrëfyer praktikën e keqe të njerëzve para Islamit, pra në kohën e injorancës, kur vajza ishte e privuar nga çdo e drejtë, madje shpesh edhe nga e drejta e jetës. 

 

Personat në moshë të shtyrë – Rëndësia e pjesëmarrjes nëpër sisteme shoqërore – trajtuar nga pikëpamja e punëve sociale

Skender Mustafi, BSc. Punët Sociale

 

Abstrakt

Në këtë punim do të trajtohet rëndësia e të qenët pjesë e sistemeve sociale për personat në moshë të shtyrë, pleqtë. Punimi lë anash dimensionet e tjera të hapësirave të jetës së këtij grupi shoqëror. Në këtë hulumtim është bërë trajtimi i situatës së personave në moshë të shtyrë vetëm nga pikëpamja e punëve sociale. Kjo temë do të shtjellohet duke iu qasur pasojave të mospjesëmarrjes nëpër sisteme sociale dhe shkaqet të cilat mund të shpien në mospjesëmarrje. Qëllimi i realizimit të këtij punimi është që të bëhet një lloj nxitjeje profesionale e të menduarit konstruktiv dhe produktiv për gjendjen e pleqve, dimension i cili injorohet në tërësi dhe nuk trajtohet në mënyrë profesionale në shoqërinë tonë.

Personat në moshë të shtyrë në këtë punim do të njihen edhe me termin ‘pleq’, term të cilin e llogaris si sinonim me ‘persona në moshë të shtyrë’. Në fjalorin e përditshëm për këtë grup personash shfrytëzohet dhe ‘personat në moshë të thyer’ e që vlerësoj të jetë identifikim i padrejtë dhe jo gjithëpërfshirës për gjendjen e këtij grupi shoqëror. Njëkohësisht termi ‘pleq’ në këtë punim ngërthen edhe gjininë femërore, meqë punimi u kushtohet të gjithë personave në moshë të shtyrë.

Hulumtimi trajton rrjedhat aktuale të të menduarit rreth këtij grupi shoqëror, faktorët të cilët ndikojnë në nivelin e pjesëmarrjes nëpër sisteme shoqërore, pasojat e mospjesëmarrjes nëpër sisteme dhe, së fundi, punimi sugjeron disa nga mënyrat e zbutjes së shkallës së vetmisë dhe intensitetit të mospjesëmarrjes nëpër zhvillimet shoqërore.

 

JURISPRUDENCË

 

Zhvillimi juridik i së drejtës së pronësisë së Institucioneve Fetare në Shqipëri

Prof. Asc. Dr. Saimir Shatku, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

 

Abstrakt

Pronësia përbën një nga të drejtat më të vjetra, të lindura bashkë me njerëzimin, e cila konsiston në të drejtën e individit për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të përcaktuar nga ligji civil dhe juridiksioni hyjnor.

 E drejta e pronësisë së komuniteteve fetare paraqet një ndër institutet juridike me të rëndësishme të të drejtave reale pronësore, në përgjithësi, dhe gjithashtu përbën formën kryesore të ushtrimit të të drejtave të njeriut mbi sendet, duke u kthyer në katalizatorin e të gjithë zhvillimit ekonomik të një vendi.

Përgjatë viteve të diktaturës vërehej bashkekzistenca e regjimit me tipare kapitalizmi dhe socializmi, ku ky i fundit do të triumfonte në vitin 1976 me miratimin e Kushtetutës se re, në të cilën sanksionohej zhdukja e pronës private. Me këtë kushtetutë u eliminua tërësisht domeni i pronës dhe i të drejtave reale të lidhura me të, e individi u zhvesh nga çdo e drejtë mbi pronën, pasi kështu i nevojitej “interesit të përgjithshëm” politik të vendit, duke cenuar, në këtë mënyrë, drejtpërdrejt ushtrimin e të drejtës së lirë të pronës private të individit.

Bilanci i humbjes pasurore dhe pronësore ishte tepër i madh, ku rreth 1 milion metra katrorë të Bashkësisë Islame ishte keqpërdorur dhe dhunuar, ndërsa pjesa tjetër ndarë dhe degraduar; e si rrjedhojë, pavarësisht ekzistencës së marrëveshjeve të ndryshme me shtetin, procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave të komuniteteve fetare ka hasur mjaft vështirësi e pengesa.

  

PËRKTHIME

 

Jeta e Ebu Mansur El-Maturidiut dhe konteksti socio-politik dhe teologjik në Azinë Qendrore në shekullin X – II –

Dr. Aref Chaker

 

Abstrakt

Ebu Mansur El-Maturidiu është një nga teologët më me influencë në botën islame. Ai u shfaq në shekullin e dhjetë në Azinë Qendrore dhe themeloi shkollën e tij teologjike, el- Maturidijje; një shkollë që luajti dhe vazhdon të luajë një rol qendror në formimin e lëvizjes teologjike sintetike sunite në botën myslimane. Duke parë studimet e deritanishme që janë marr me Maturidiun ato nuk e kanë shqyrtuar dhe analizuar ndikimin e kontekstit socio-politik dhe teologjik të Azinë Qendrore mbi Maturidiun. Ky punim fokusohet në studimin e këtij aspekti të anashkaluar në teologjinë sunite. Ai vlerëson ekzistencën e çdo ndikimi të faktorëve socialë, politikë, kulturorë dhe fetarë në veprat e Maturidiut dhe identitetin e tij akademik. Ai shqyrton natyrën e këtyre ndikimeve, pozitive apo negative, duke ndërmarrë një analizë cilësore të përmbajtjes së të gjithë literaturës biografike, historike dhe gjeografike të rëndësishme për Maturidiun dhe Azinë Qendrore. Studimi zbuloi ndikimin e fortë që këta faktorë kishin tek ai. Këto ndikime ishin të gjitha pozitive në shumë prej shkrimeve të tij. Më e rëndësishmja, këta faktorë ndihmuan në formësimin e paradigmës teologjike sintetike që Maturidiu adaptoi në pjesën më të madhe të punimeve të tij.

 

PERSONALITET

 

Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)

 

Gjithë vepra e Vehbi Efendiut mbetet si një mal në fushën e diturisë dhe kulturës sonë teologjike. Të paharruara e frymëzuese mbeten gjithmonë para nesh vetitë e tij të larta e njerëzore: thjeshtësia, ndershmëria, fisnikëria shpirtërore, dashuria për risinë e për të rinjtë, të cilëve u jepte zemër që po të kishin një shkëndijë, të ndiznin zjarr.

Te Vehbi Dibra ishin mishëruar në mënyrë më të plotë organike bindjet e thella të një teologu, filozofi islam, të cilat në çdo rast, sipas parimeve të shenjta kur’anore, janë në një unitet të plotë me parimet e botëkuptimit atdhetar. Veprimtaria klerikale dhe atdhetare e Vehbi Dibrës janë në unitet dhe kanë ecur paralelisht në një rrugë, çka dëshmon se të qenit klerik nuk bie në kundërshtim me të qenit atdhetar, përkundrazi i shërbyen më mirë dhe më shumë çështjes kombëtare.

 

RETROSPEKTIVË

 

Njeriu dhe Gjithsia – II – (vijon nga numri i kaluar)

 

Abstrakt

Njeriu ka kapazitet me gjykue e me arsyetue; pra âsht i lirë me zgjedhë e me veprue e për ketë shkak âsht përgjegjës për veprën e tij.

Fisnikërín e nji krijese nuk e shkaktojnë cilsít e përbashkëta qi e shoqërojnë me inferiorët e saja, por cilësija karakteristike qi e dallon nga këta inferiorë. Njeriu pra me fuqín e arsyetimit e të vullnetit të lirë ka nji jetë të mbrendëshme, nji jetë tejshqisore qi quhet “jeta njerzore”.

Në ka nji të vërtetë të provueme edhe ajo âsht qi “as gjâ në botë s’âsht kot më kot, por ka nji qëllim” âsht destinue për nji qellim të parapamë mbas nji projektit eternel.

Të gjith dijetarët kanë pranue nji të vërtetë, por janë ndà më dysh: disa pretendojnë se “e vërteta âsht dhe njeriu vetëm e zbulon” e disa të tjerë thonë se “e vërteta s’âsht por e krijon njeriu me mendjen e tij”.

E kuptojnë lexuesit e ndershëm vetvetiut se sa të drejtë ka pjesa e parë e sa gabim ka pjesa e dytë, sepse në qoftë se nuk ka nji të vërtetë atëherë edhe njeriu vetë âsht nji gënjeshtër, nji rrenë, nji e pa vërtetë. E si bâhet pra, qi nji i pavërtetë, nji rrenë, nji gënjeshtër të mundet me krijue nji të vërtetë. Këjo gjâ âsht absurd dhe ato qi janë në ketë mejtim kanë gabim.

Prandaj dalim në përfundim e themi se “e vërteta âsht dhe njeriu vetëm e zbulon”. Misjoni i njeriut pra âsht vetëm “me zbulue të vërtetën qi âsht e qi ka qenë para se të dalë në shesh njeriu”.

 

 

 


  • tweet
Abstracts no. 36 Njeriu dhe Gjithsia II

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 35 (188)
    Abstraktet e nr. 35 (188)

    Oct 19, 2023 0

  • Abstraktet e nr. 34 (187)
    Abstraktet e nr. 34 (187)

    Sep 18, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

Sep 13, 2024 0

nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...
Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

Feb 01, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Jul 02, 2024 0

Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...
Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane...

Nov 30, 2022 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.)...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Randsi e marteses
    Randsi e marteses

    Jul 02, 2024 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al